Ndërtimet në Çair s’kanë të ndalur, komuna nuk merr frymë!

Ndërtimet e objekteve nuk kanë të ndalur në Komunën e Çairit, kësaj radhe punimet filluan në ish hapësirat e Higjienës Komunale që gjendej në lagjen Serovë të kësaj komune.

Kohë më parë nga Komuna e Çairit, gjegjësisht Rami Qerimi tha se së shpejti ai vend do të rregullohet dhe në të do të ndërtohet kompleks banesash.

“Plani urbanistik për atë pjesë është bërë dhe së shpejti pritet që të rregullohet ajo hapësirë. Meqë ajo pronë është private dhe është e BFI-së, ne si komunë nuk kemi kompetenca mbi të, mirëpo nga BFI kanë kërkuar nga ne që të hartojmë plan urbanistik sipas kërkesave të tyre dhe së shpejti pritet që aty të ndërtohen kompleks banesash”, tha për Portalb Qerimi

Banorët thonë se me ndërtimin e ndërtesave tjera në këtë komunë do të mbizotërojë kaosi.

Ish Higjiena Komunale në Serovë
Ish Higjiena Komunale në Serovë

“Na shkatërruan, nuk vrasin mendjen fare për makina për parkingje për zona të gjelbra që nuk ka fare në këtë lagje, por vetëm ndërtesa, vetëm përfitime personale. Është e tmerrshme, s’kemi ku të kalojmë ne këmbësorët çdo familje ka nga një apo dy makina, s’ka plan urbanistik kurse këta ndërtojnë objekte dhe komplekse”, tha A.H., banor i kësaj lagje.

Gjithashtu mu përballë ndërtesës dhjetë katëshe në Serovë, e cila rezultoi të jetë pa leje dhe për këtë shkak rreth 4 muaj është pa energji elektrike, tani një ndërtesë tjetër dymbëdhjetë katëshe ndërtohet përballë saj.

Banorët e kësaj lagjeje janë të dëshpëruar, duke thënë që këto ndërtime po shkatërrojnë lagjet e tyre.

“Këto ndërtesa që po ndërtohen neve verës po na lënë pa ujë. Nuk e kam të qartë se si komuna mundet të jep leje për një ndërtesë të tillë kur e di që nuk ka kapacitet ta furnizoj me ujë. Verës nuk kishim fare shtypje të ujit shkaku i ndërtesave, u ankuam na thanë që përçuesit e ujit janë të dobët dhe me ndërtimet e reja nuk ka kapacitet të shpërndajë ujin”,tha A.A., banor.

Ata gjithashtu ankohen edhe për parkingun dhe makinat që bllokojnë rrugët.

“Rrugët janë shumë të ngushta, ndërtohen banesa të reja shumëkatëshe kurse nuk kanë parking. Sot secila familje pothuajse ka nga një makinë, tani kanë bllokuar gjithë rrugët. Kaos mbizotëron në këto lagje, secili punon e ndërton në kokë me vete. Nuk ka fare rregull, po të kishte, komuna nuk do lejonte një gjë të tillë”, tha R.A., banor.

Nga komuna e Çairit nuk përgjigjen thirrjeve të redaksisë Portalb, për të sqaruar çështjen e ndërtimeve pa leje, dhe kohë më parë udhëheqësi i sektorit për Urbanizëm në këtë komunë, Xhengis Hani tha se nuk ishte në dijeni për ndërtesën 10 katëshe që nuk ka as fletëpronësi madje as rrymë.

Ish Higjiena Komunale në Serovë
Ish Higjiena Komunale në Serovë

Ndërkaq një arkitekt i cili deshi të jetë anonin sqaroi për Portalb gjendjen momentale në këtë komunë shqiptare të Shkupit.

“Shumë ndërtime me parregullsi kanë kaluar në komunë, kanë kaluar ndërtesa të cilat nuk kanë pasur të rregulluar hapësirat e parkingut e shumë të tjera. Gjithashtu ka rregullore se sa afër duhet të jenë ndërtesa nga ndërtesa, hapësira në mes duhet të jetë e caktuar, kurse në Çair nuk shikohet as largësia e as lartësia e ndërtesës. Gjithashtu kjo komunë nuk respekton zonat e gjelbra të cilat janë shkatërruar tërësisht. Faji nuk mund t’i hidhet askujt tjetër përveç komunës. Sepse Sektori për urbanizëm i miraton planet e më pas i dërgon ministrisë për nënshkrim”, thotë arkitekti.

Valbona Reka thotë se rritja e numrit të banorëve do të ishte për të lakmuar sikur proporcionalisht të zhvilloheshin edhe kushtet e jetesës në komunën tonë.

“Çairi pra është njëra prej komunave të Shkupit e cila ka një sipërfaqe prej 3km2 dhe një numër të  banorëve prej 70 000.  Kjo evidencë është sipas statistikave të kahmotshme dhe që unë jam shumë e sigurtë që ky numër gjatë viteve të fundit në mënyrë drastike është rritur.  Faktori kryesor i mbipopullimit të komunës është ndërtimi i pakontrolluar dhe i shfrenuar i ndërtesave banesore.  Rritja e numrit të banorëve do të ishte për të lakmuar sikur proporcionalisht të zhvilloheshin edhe kushtet e jetesës në komunën tonë por,  në fakt tek ne është duke ndodhur një disproporcion, një disbalans dhe unë këtë gjendje e kam quajtur ALARMANTE”, tha Reka.

Ajo shton se ndërtimi pa kontroll i ndërtesave për banim ka vetëm një qëllim dhe interes e ky është ai i përfitimit personal.

LEXO MË SHUMË:

Çair, banorët para së gjithash kërkojnë të përmbushen premtimet

Çair, problemet zinxhirore të urbanizimit të keq (FOTO)

Shkup, lagjja shqiptare Serova në kaos urbanistik (FOTO)

I zihet fryma lagjes së mbipopulluar në komunën Çair, ende po ndërtohet!

Çair, vazhdon kaosi në komunikacion

Banorët e Çairit të shqetësuar nga paralajmërimet për reshje të rrëmbyeshme të shiut

Komuna Çair nuk mban premtimin, nuk vizatohen vijat e bardha për këmbësorët

Ndërtesa 10 katëshe në lagjen shqiptare të Shkupit, as energji elektirke e as legale!

Kaluan dy muaj, ndërtesa 10 katëshe në lagjen shqiptare të Shkupit, ende pa rrymë!

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button