Stavreski për ‘bombat’, palët e përfshira të marrin përgjegjësi

Ministri i Financave Zoran Stavreski, duke folur në cilësinë e anëtarit të komitetit ekzekutiv të VMRO-DMPNE-së, sot nuk dha përgjigje konkrete në  pyetjen e TV21 rreth rekomandimeve të Komisionit të Venecias lidhur me mbrojtjen e privacisë, por që ka të bëjë me publikimin e materialeve të përgjuara, që janë me interes publik, duke u arsyetuar se konferenca e sotme është tematike, por shtoi që VMRO-DMPNE mbështet reformat dhe personat përgjegjës duhet të japin përgjegjësi.

“Për të gjitha pozicionet që kanë të bëjnë me çështjet politike, VMRO-DPMNE do t’ju përgjigjet. Kjo është konferencë tematike për shtyp, por t’i përmbahemi temës që e kemi. Ajo temë është e rëndësishme dhe konsideroj se meriton vëmendje. Ne i mbështesim të gjitha reformat dhe të gjitha punët që kanë të bëjnë me atë që të vërtetohen të gjitha faktet dhe të vërtetohet përgjegjësia, nëse ajo ekziston ashtu siç është paraparë me ligjet e Republikës së Maqedonisë”, u shpreh Zoran Stavreski, Anëtarë i komitetit ekzekutiv të VMRO-DMPNE.

Kjo ka të bëjë me letrën e dërguar dje nga Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, liderëve të partive politike – nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës dhe Ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-ve në Maqedoni, ku kërkoi që pas rekomandimit të Komisionit të Venecias në lidhje me ligjin për privatësi dhe për denoncuesit, të ndërmarrin hapa për, siç njoftuan nga LSDM-ja, shmangien e mospërputhjeve të dëmshme gjatë zbatimit të Marrëveshjes së Përzhinës. Në letër, Zaevi bën thirrje për zgjidhjen e disa çështjeve, para se të hyjnë në fuqi ligjet për privatësi para datës së shpërbërjes së parlamentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button