Si ta përballoni gripin dhe rrufën në shtëpi

Shumë trajtime jo mjekësore për të ftohtin, rrufën, gripin apo simptoma të tjera alergjike janë të sigurta dhe të efektshme.

Ja disa që duhet të provoni:

1. Shumë regjim shtrati
Pluset: Do të shëroheni më shpejt dhe do të mbroni të tjerët nga viruset tuaja.
Minuset: Agjenda juaj do të duhet të ndryshojë dhe do të duhet të mungoni një apo dy ditë në punë.

2. Pini më shumë ujë
Të mirat: Ruan membranat e mukusit të lagështa dhe ndihmon të kontrolloni kollën. Edhe lëngjet janë OK, por shmanguni pijeve me kafeinë.
Pluset: I lirë dhe i thjeshtë.
Minuset: Do të shpenzoni më shumë kohë në banjë.

3 . Lajini shpesh duart
Pluset: Një nga mënyrat më të thjeshta dhe më efektive për të shmangur gripin.
Minuset: Duhet t’i thani duart në dimër. Përdorni losion duarsh për ta kompensuar këtë.

4. Kompresa të ftohta
Të mirat: Ndihmon të pakësojë ethet ose t’ju bëjë të ndiheni më mirë.
Pluset: Të jep lehtësim të shpejtë të dhimbjeve.
Minuset: Asnjë.

5. Gargarë me ujë të ngrohtë e kripë
Të mirat: Zbut fytin e acaruar.
Pluset: Është një trajtim natyral, që nuk kushton dhe që jep lehtësim të menjëhershëm.
Minuset: Le të themi që nuk është si një ëmbëlsirë që do t’ju shijonte.

6. Hapa (kokrra) për fytin
Pluset: Veprimi zbutës jep një lehtësim të përkohshëm të dhimbjes së fytit dhe pakëson intensitetin e kollës. Janë të lira dhe mund të përdoren kudo.
Minuset: Mund të mos ua pëlqeni shijen apo aromën që lëshojnë.

7. Lagështi në ajër
Të mirat: Një aparat i specializuar rrit lagështinë në ajër dhe zbut kanalet hundore të irrituara dhe të thata.
Pluset: Ju lehtëson fytin dhe hundën e thatë.
Minuset: Do të duhet të blini një aparat për lagështirën. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button