Maqedonisë nuk i ndihmoi as Pandevi

Reprezentacioni i Msaqedonisë në futboll ka vazhduar serinë e disfatave, kësaj radhe në miqësoren që e zhvilloi kundër Sllovenisë, në Kopër, ka pësuar disfatë minimale me rezultat 1:0, edhe pse në disa raste u tregua shumë e rrezikshme, por duke mos konkretizuar asnjë.

Seleksionuesi Igor Angellovski e kishte filluar ndeshjen me njëmbëshjetëshen ideale, duke hedhur në sulm Pandevin, Ibraimin dhe Trajkovskin, por anjë nga ta nuk konkretizoi goditjet e tyre.

Futbollisti më i rrezikshëm nga ana e sllovenëve ishte Roman Bezjak, i cili gjithashtu kishte shumë raste për shënim, ndërsa e konkretizoi vetëm një në minutën e 58’të.

Seleksionuesi Angellovski bëri disa ndryshime, duke larguar Pandevin, Ibraimin, Triçkovskin dhe Gligorovin, Ristovskin dhe Zhutën, ndërsa në vend të tyre luajtën, Alimi, Nestorovski, Jahoviqi, Cikarski, Siljanovski dhe Kosotovski, të cilët deri në fund nuk arritën të ndryshojnë rezultatin.

Ndërsa në minutën e fundit të kohës shtesë, sllovenët patën mundësinë që të shtojnë epërsinë në 2:0, por në këtë rast shtylla shpëtoi portën e Dimitrievskit. Miqësoren e radhës Maqedonia e luan kundër Bullgarisë, me 29 mars në Shkup në stadiumin “Filipi i Dytë”. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button