Conte: Në Stamboll do të shkojmë vetëm për fitore

Gjithçka shkoi ashtu si pritej për Juventusin e Antonio Contes. Bardhezinjtë mundën 3-1 Copenhagen dhe të favorizuar edhe nga fitorja e Realit të Madridit me Galatasaray, tani ju duhet vetëm një pikë për kualifikimin në raundin tjetër të Champions. Ja komenti i teknikut bardhezi pas takimit.

“E ardhmja është në duart tona dhe unë them se nuk do të spekulojmë, pasi spekulimi nuk është koncepti im për futbollin dhe nuk është as në ADN-në e kësaj skuadre. Do të shkojmë në Stamboll të luajmë me Galatasaray dhe të fitojmë. Ndaj Copenhagen arritëm një fitore mëse të merituar në çdo këndvështrim. Nëse nuk do të kishim pësuar gol, do të isha edhe më i lumtur”.

Më tej Conte analizoi ecurinë e skuadrës së tij në Champions, duke e krahasuar me sezonin e kaluar. Sipas tij, Juventusi i vitit të kaluar nuk kishte shumë eksperiencë në futbollin europian, por gjithsesi u largua nga kompeticioni me një paraqitje të mirë.

Këtë sezon, tha Conte, bardhezinjtë ia kanë komplikuar vetë gjërat vetes me takimet e para ndaj Copenhagen e Galatasaray, që duhet t’i kishin fituar dhe ndoshta edhe me Realin më pas mund të ishin larguar nga Bernabeu me pikë të plota. Nuk ka dyshime trajneri i kampionëve të Italisë. Duke karikuar edhe më shumë skuadrën, Conte tha se në Turqi nuk mund të shkohet duke bërë llogari, por vetëm për të triumfuar në sfidën e fundit me Galatasaray.

Lajme të ngjashme

Back to top button