Në Prishtinë organizohen një sërë aktivitetesh festive

Komuna e Prishtinës për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë – Ditës së Flamurit, ka organizuar një sërë aktivitetesh gjatë ditës së sotme.

Në orën 11.00 do të hapet Panairi tradicionale me ushqime dhe veshje tradicionale, ndërsa në 12:00 është paraparfë një program për fëmijë, ku marrin pjesë grupet artistike të fëmijëve të Prishtinës, si: Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës, Kori “Xixëllonjat”, Kori “Zërat gazmor”, Studio Baleti “Rudina”, SHKA”Bajram Curri”.

Ndërsa në orën 14:00 është përgatgitur një program me muzikë popullore, ku do të marrin pjesë: SHKA “Qamili i vogël”, ”Bajram Curi”, ”Azem Bejta”, ”Hivzi Sylejmani”, “Minatori i ri” dhe “Emin Duraku nga Shkupi.

Në orët e pasdites ( 17.00 ) DJ Sabi, me program të përzier. Ndërkaq në orën 20:00 do të jetë programi artistik i mbrëmjes. Marrin pjesë: Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “SHOTA” , këngë popullore të interpretuara nga Violetë Kukaj, Riza Bytyqi, Murvete Bajrami-Haziri dhe Sanije Matoshi. Do të interpretojnë grupet muzikore ”HALIBAND”, ”ODA” dhe “BB Poqi”. Programet festive përmbyllen me ndezjen e fishekzjarreve (22.30).

Lajme të ngjashme

Back to top button