Kuvend: LSDM me propozim-ligj për amnistinë

Republika e Maqedonisë nuk duhet të jep mesazh se do të ketë mëshirë për kryerësit e veprave të rënda, si terrorizmi, përgjimi pa leje, tregtia me drogë, korrupsion dhe të ngjashme. Kështu është shprehur sot kryetari i grupit parlamentar të LSDM, Goran Sugarevski, raporton Portalb.

Ai vendimin e Gjykatës Kushtetuese për amnistimin e manipuluesve të zgjedhjeve, tregtarët e drogës dhe pedofilët e ka quajtur të turpshëm.

“Të dëgjueshmit e partisë për ta shpëtuar Gruevskin dhe familjen, i dhanë mundësi Ivanovit të amnistojë manipulues zgjedhor, terroristë, pedofil, … që është goditje ndaj rendit kushtetues”, tha Sugarevski.

Sot grupi parlamentar i LSDM ka dorëzuar në Kuvend propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për amnisti.

“Me këtë propozimligj e plotësojmë hapësirën juridike për amnisti. Gjithashtu pamundësojmë që një person të amnistohet për më shumë vepra penale”, deklaroi Sugarevski.

Ai shpreson se VMRO-DPMNE dhe BDI do ta pranojnë këtë propozim-ligj, në të kundërtën, siç thotë ai, këto dy subjekte në mënyrë të drejtpërdrejt do ta pranojnë krimin e pushtetit./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button