‘MARSHI i 101 vjetorit’, sot në Shkup

Për hir të 101 vjetorit të ngritjës së flamurit kuq e zi, sot në Shkup, do të organizohet marsh paqësor nga nxënësit e shkollës së mesme të medicinës ‘Dr Pance Karagjozov’, ku ftohen për pjesmarrje massive të gjithë nxënënësit dhe studentet shqiptarë.

Marshi fillon sot në orën 13:30, tha Kemal Abdi, organizator.

‘Me rastin e festës së falmurit 28 Nëntorit, grupi letrar “Mantilat e bardhë” organizon MARSH të ligjshëm që do të filloj nga shkolla e mesme Dr.Pance Karagjozov e do vazhdon deri tek Sheshi i Shkupit(Leka i Madh)ku do të jet vendtakimi me marshin tjetër qe do të nisen nga Sheshi i Skenderbeut’ informon Abdiu.

Paraprakisht nxënënsit e kësaj shkolle për herë të parë me një program të pasur artistik do të shënojnë 28 nëntorin.

‘Me rastin e festes se falmurit 28 Nentorit, grupi letrar “Mantilat e bardhe” kane pregatitur festim solemn, që në këtë shkollë është hera e parë qe organizohet për Ditën e Falmurit, në festimin solemn do të paraqiten poezit, prozat, poemat, recitalet, monologjet, monodramat, skeqet humoristike të gjitha të shkruara dhe të pregaditura nga vet nxënësit e grupit pa ndihmën e ndonjë shkrimtari,regjisori apo skenaristi. Me këtë nxënësit e kësaj shkolle duan të dëshmojn se në mesin e rinis shkupjane shqipëtare egzistojn talenta në lëmi te ndryshme por që nuk i jipet rasti ti shfaqin aftësit e tyre’ tha Abdi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button