Duro debuton duke fituar një pikë me Shkëndijën

Në një terren tepër të vështirë për lojë, ekipi i Shkëndijës edhe pse shumë më afër fitores, ka nxjerrë një pikë në duelin ndaj Napredokut në Kërçovë. 

Kuqezinjtë e drejtuar në ndeshjen e parë të debutimit të Shpëtim Duros, ka fituar pikën e parë, duke luajtur baras pa gola 0:0. Edhe pse Duro dhe Shkëndia kanë fituar vetëm një pikë, kjo jep një sinjal të mirë se kuqezinjtë më në fund do të arrijnë të këndellen dhe të bëjnë hapat për të ikur nga pjesa e rrezikshme e tabelës së klasifikimit. 

Edhe ekipi tjetër tetovar ka barazuar, por Renova dhe rabotniçki shënuan nga një gol për të përfunduar dueli 1:1. Izair Emini për nikoqirët ka shënuar në minutën e 67-të, ndërsa vetëm dy minuta para se të përfundojë ndeshja, Imeri i ka dhënë “goditjen” fatale Renovës.

Gostivari nuk ka arritur ti bëjë ballë Pelisterit në Manastir, prej të cilëve ka humbur me rezultat minimal 1:0. / Portalb

 
Rezultatet e xhiros së 17-të
Vardari – Metalurgu 3:0
Renova-Rabotnicki 1:1
Napredoku-Shkëndija 0:0
Makedonija-Bregallnica 3:0
Pelisteri-Gostivari 1:0
Euromliku-Tutnovo 0:2

Lajme të ngjashme

Back to top button