MPB me detaje për arrestimet masive

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka dhënë sot pasdite detaje lidhur me arrestimet në operacionin e koduar “Mbeturina”. 

Siç bëhet e ditur, në akuzë përfshihen 14 persona nga Velesi, Shkupi dhe Ohri, pronarë të kompanive private, të cilët dyshohen për evazion fiskal, fshehje tatimesh përmes faturave fiktive.

MPB gjatë operacionit tha se ka konfiskuar kompjuterë, dokumente nga kompanitë si dhe materiale tjera të dyshuara, që i posedonin pronarët e kompanive.

Gjatë operacionit të njësive policore, shtatë prej tyre janë arrestuar, ndërsa shtatë të tjerë janë në arrati dhe policia vijon kërkimin e tyre.  

Sipas MPB-së, grupi kriminal ishte formuar në vitin 2010 nga ana e katër të dyshuarve si pjesë e grupit, përmes kompanisë “Nikolcev Group”, përmes së cilës ka nisur manipulimi dhe fshehja e tatimeve përmes faturave fiktive.  

Përmes këtyre faturave mbulohej blerja e hekurit nga varrezat e hekurave. Sipas MPB-së grupi akuzohet se përmes këtij veprimi kriminal ka dëmtuar buxhetin shtetëror për mbi 1 milionë euro. 

Lajme të ngjashme

Back to top button