Janeva: Gjykata Kushtetuese nuk është legjitime

Me argumentet që posedojmë vërtetohet 80% e akuzës, për të dyshuarit e përfshirë në manipulime zgjedhore. Vlerësojmë se vet zgjedhja e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe deputetëve është vënë në pikëpyetje. Gjithë këta institucione janë jolegjitim.

Kështu është përgjigjur Prokurorja speciale Katica Janeva, pasi gazetarët i kërkuan që ta komentojë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, për rritjen e ingerencave të kryetarit të shtetit, me çka ky i fundit do të mund të amnistoj manipulues zgjedhor dhe pedofil, raporton Portalb

Janeva ka njoftuar opinionin që lënda “Titanik” do të zgjerohet, hetimet do të vazhdojnë edhe përkundër mosbashkëpunimit të institucioneve tjera.

Këto komente Janeva i bëri në Konferencën e sotme në Shkup, organizuar nga Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar, për luftën kundër korrupsionit/Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button