Todorov paralajmëroi punësime të reja në shëndetësi

Ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov paralajmëroi punësime të reja, rreth 400, në shëndetësinë publike.

Qeveria në fillim të vitit, theksoi Todorov, ka marrë një vendim historik dhe strategjik për punësimin e 800 punëtorëve shëndetësorë në shëndetësinë publike.

“400 punësimet e reja do të ndodhin në pjesën e parë të vitit 2014, ndërsa 400 të tjerë në pjesën e dytë të vitit. Gjysma e kuadrit do të jenë mjek, specialist dhe specializant, ndërsa pjesa tjetër motra medicinale, akusher dhe personal tjetër mjekësor” sqaroi ministri Todorov.

Lajme të ngjashme

Back to top button