fbpx

Egjipti nis stërvitjen e përbashkët detare me SHBA-të dhe EBA-në

Egjipti ka nisur sot një stërvitje të përbashkët detare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) në ujërat territoriale të Detit të Kuq, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes të Egjiptit thuhet se forcat detare nga tre shtetet po marrin pjesë në stërvitjen “Përshëndetja e Shqiponjës 2016”.

Sipas njoftimit stërvitja do të përfshijë një sërë aktivitetesh në mesin e të cilave vëzhgimi detar dhe ndalimi i sulmeve ajrore.

Stërvitja është pjesë e planit vjetor për ushtrime të përbashkëta mes Egjiptit dhe partnerëve të tij nga shtetet mike.

Kjo vjen vetëm disa ditë pas operacionit të madh stërvitor në Arabinë Saudite në të cilin morën pjesë 20 shtete përfshirë Egjiptin dhe EBA-në.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close