fbpx

Gjasat për arratisje hollivudiane nga burgjet e Maqedonisë janë të vogla

Arratisja spektakolare e 7 personave nga burgu i sigurisë së lartë të Drenovës në Shqipëri, ka përkujtuar opinionin në Maqedoni në një skenar të ngjashëm të arratisjes filmike të tanimë të ndjerit Ramadan Shiiti dhe bashkëpunëtorëve të tij nga burgu i Shutkës. Që atëherë edhe shumë arratisje të tjera individuale, por larg syve të opinionit publik. Suksesi i fundit i rojeve të burgut për të parandaluar arratisjen, ishte në dhjetorin e vitit 2011 kur 4 persona tentuar arratisjen duke çarë murin e sigurisë.

Statistikat e Ministrisë së Drejtësisë flasin për plot 67 të arratisur viteve të fundit. Një numër i madh duke marrë parasysh numrin e përgjithshëm të personave që vuajnë dënim me burg, e që është rreth 3000.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se niveli i sigurisë se burgjeve, sidomos pavijoneve ku vuajnë dënimin te burgosurit për vepra me te renda penale, është ne nivel te qëndrueshëm dhe te kënaqshëm. Sipas tyre, gjasat janë te vogla qe Maqedonisë ti ndodh një arrati e tille holivudiane siç ndodhi ne Shqipëri.

Fenomen tjetër është kontrabandimi i pajisjeve të ndaluara brenda burgut, siç janë telefonat celularë. Madje të burgosurit shfrytëzojnë celularët për të përdorur edhe rrjetet sociale, ndërsa një gjë e tillë, edhe pse publike, nuk arrin të ndalohet nga ana e sigurisë së burgut. Ekspertët e sigurisë thonë se përdorimi i pajisjeve komunikuese nga të burgosurit brenda burgut, e bën më të lehtë dhe të realizueshme planet eventuale për arratisje.

Lajme të ngjashme

Back to top button