Kreu i Kuvendit, Meta: Duhet bërë më shumë për fëmijët me sindromën Down

Fondacioni “Down Syndrome Albani” me rastin e Ditës Botërore të Sindromës Down organizoi një aktivitet, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Gjatë fjalës së tij, Meta ka theksuar se duhet bërë më shumë për arsimimin e fëmijëve me sindromën Down.

“Më e rëndësishme është ideja për përmirësimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e formimit arsimor e profesional për ta. Duhet afruar shumë më shumë akses për studimet e tyre. Duhet bërë gjithçka për të zhvilluar potencialin e tyre që do të mund t’i çonte drejt një jete të pavarur dhe të përfshirë në shoqëri”, u shpreh Meta.

Kryetari i Kuvendit theksoi se një vend vlerësohet se sa demokratik është mbi bazën e respektimit dhe mbështetjes që tregon ndaj shtresave në nevojë.

“Një nga treguesit më domethënës që dëshmon sesa demokratike, njerëzore dhe sociale është një shoqëri, është mënyra dhe standardet e sjelljes, reagimit, mbështetjes dhe përkrahjes e shtresave më në nevojë të saj. Fëmijët, por dhe më të rriturit më sindromën Down janë një nga këto kategori”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button