Vend i gabuar për manipulim

[Recension: Аnxhelina Xholi sot vjen në Maqedoni]

Artikulli paraqet paralajmërim për një ngjarje, mirëpo ka titull krejtësisht të gabuar, për shkak se ngjarja është zhvilluar në Greqinë fqinje. Titulli i këtillë dhe kategoria në të cilën është publikuar teksti lënë përshtypje se qëllimi ka qenë të mblidhen sa më shumë klikime, e jo të informohet publiku në mënyrë precize.

Анџелина Џоли денес доаѓа во Македонија Press24Linku deri te artikulli origjinal: Аnxhelina Xholi sot vjen në Maqedoni

Data dhe koha e publikimit: 16.03. 2016

Data e recensionit: 21.03.2016

Recensues: Dimitar Tanurov

ËSHTË LËNË NJË INFORMATË E RËNDËSISHME

Aktorja holivudase Anxhelina Xholi, sot do ta vizitojë kampin e refugjatëve në Idomeni.

Теksti paraqet informatë të transmetuar gabimisht për një ngjarje që duhet të mbahet. Problemi qëndron në atë se përmendet vendi, gjegjësisht kampi Idomeni, mirëpo nuk sqarohet se ai gjendet në anën greke të kufirit maqedono-grek. Duke e lënë anash këtë informatë, lihet hapësirë që të mund të manipulohet me informatën.

Titulli krejtësisht gabimisht e përcakton vendin e informatës, duke pasur parasysh se aktorja e njohur, në asnjë moment nuk ka paralajmëruar se do ta vizitojë edhe Maqedoninë, gjegjësisht kampin Vinojug, i cili gjendet në anën maqedonase të kufirit.

Poashtu, informata më pas nuk është korrigjuar, e as në tekstin për ngjarjen që tashmë është zhvilluar nuk është theksuar se aktorja e njohur nuk e ka pasur në plan që ta vizitojë Maqedoninë.

Informimi i këtillë është në kundërshtim me Kodin e gazetarëve, i cili parasheh se gazetari është i obliguar që të publikojë korrigjim të informatës së gabuar, si dhe se nuk guxon të fshehë informata.

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente. Neni 1

Gazetari do të tentojë që të sigurohet e drejta për korrigjim, demant dhe përgjigje, në ato raste kur vërtetohet pasaktësia e informatës. Neni 3

Mënyra e këtillë e informimit krijon përshtypje se bëhet përpjekje që të manipulohet publiku që të sigurohen më tepër vizita të faqes, që është në kundërshtim me standardet gazetareske. Njëkohësisht, publikimi i informatave të këtilla mund të krijojë ndjenjë të mashtrimit te publiku lexues, dhe kjo pastaj mund të reflektohet në besimin ndaj medies dhe informatave që i publikon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button