Sahiti pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë U21

Reprezentacioni i Maqedonisë për moshatarët deri më 21 vjet, tani në radhët e saja ka edhe një futbollist tjetër shqiptarë, bëhet fjalë për mesfushorin nga Kosova, Suad Sahiti, i cili është futbollistë i ekipit të Rabotniçkit.

Të përkujtojmë se Sahiti ende është në pritje për të marrë pasaportën e Maqdonisë, ndërsa procedura është në rrjedh e sipër.

“Jam i lumtur që kam marrë ftesë nga seleksionuesi Bllagoja Milevski dhe sigurisht se kam nder që do të luajë për Maqedoninë. Të hënën e kisha ditën kur duhet të përfundonin të gjitha procedurat rreth marrjes së pasaportës së Maqedonisë dhe shpresoj që në të ardhmen do të ndihmojë për të arritur rezultate të mira me reprezentacionin e të rinjve. Ambiciet e mia janë që në të ardhmen të luaj edhe për reprezentacikonin e seniorëve të Maqedonisë, nënkuptohet nëse me paraqitjet e mia të mira te Rabotniçki do ta meritojë një ftesë të tillë”, ka thënë Saiti për portalin ekipa.mk

Suad Sahiti është i lindur dhe rritur në Prishtinë, ndërsa me përfshirjen e tij seleksionuesi e ka mbyllur listën për dy sfidat e radhës.

Shpresat të sot kanë pasur stërvitjen e parë, ndërsa shkaku i angazhimeve në klubet e tyre amë, kanë munguar pesë futbollist: Enis Bardhi, Filip Pivkovski, Viktor Angellov, Tihomir Kostadinov dhe Aleksa Amanoviq.  Ekipi i U21 i Maqedonisë ndeshjet kundër Islandës dhe Francës i luan me 24 dhe 28 mars.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button