MASH të premtën shpall listat me fituesit e bursave

Të premten priten të shpallen rezultatet për fituesit e bursave të nxënësve të shkollave të mesme. 

Sic njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, afati i aplikimit ka përfunduar me 13 nëntor, ndërsa me 29 pritet të shpallen rezultatet, ndërkohë që po bëhet selektimi dhe rangimi në bazë të kritereve të parapara.

Ndryshe, këtë vit Ministria për Arsim dhe shkencë, mes tjerash ndanë 80 bursa për nxënës që janë pa prind, 150 bursa për nxënës të talentuar në sport,  50 bursa nxënës të talentuar të shkollave të mesme provate dhe publike të Maqedonisë, 400 bursa për nxënës të talentuar, 50 bursa për fëmijë me aftësi të kufizuara dhe shumë të tjera në bazë të disa pikpamjeve tjera sociale.

‘Të drejtë burse kishin nxënësit e shkollave të mesme të cilët janë viti i parë në shkollë të mesme, ndërsa gjatë tre viteve të fundit të arsimit fillor kanë marrë ndonjë vend apo çmim në gara, sfera shnecore, kulturore apo art në nivel ndërkombëtarë apo republikan’ thonë nga MASH./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button