Fëmijët në rrugë, rrezikohen nga epidemi të ndryshme

Nëpër rrugët e qytetit për çdo ditë shohim fëmijë të cilët janë detyrimisht të obliguar të shesin gjëra të ndryshme në vend që të kërkojnë lëmoshë.

 Mjekët alarmojnë, këta fëmijë janë rastet më potenciale për paraqitje të sëmundjeve dhe epidemive të ndryshme, duke apeluar tek prindërit që të kenë kujdes me ta. 

‘Problemet janë të disa anshme, si nga aspekti social edhe ai shëndetësor dhe i zhvillimit psiko fizik të tyre. Në aspektin shëndetësor në radhë të para ata fëmijë kërojnë lëmoshë që janë në kushte shumë të vështira të cilët duhet ta tërheqin vëmendjen’ tha Sedat Lumani, mjek. 

Temperaturat ulen, bora e parë mbuloi Maqedoninë, ata ende bredhin rrugëve. 

‘Ata në temperatura shumë të ulëta nuk janë të veshur nga aspekti termik, janë të atakuar nga të gjitha kushtet jo të mira klimatike siç janë reshjet e shiut, borës, temperatura të ulëta, mjegulla, dhe kjo sjell deri tek çregullimi i shëndetit ose ndonjëherë gjatë verës në temperatura shumë të larta gjatë verës janë kushte që dëmtojnë shëndetin me garderobë joadekuate për sezonën e tyre’ tha më tej Lumani.

MPPS, nga ana tjetër ka paraljmëruar burg prej maksimum deri 10 vite për prindërit apo personat të cilët malltretojnë dhe detyrojnë fëmijët të dalin në rrugë të shesin apo të kërkojnë lëmoshë.
Vetëm vitin e kaluar ministria ka regjistruar 1000 fëmijë lypsarë./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button