Komisioni Evropian afër qëndrimit të Serbisë për Kosovën?!

Shefja për negociata për anëtarësim të Serbisë në BE Tanja Mishçeviq thotë se në Bruksel ende po gjurmohet lidhur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.

“As ne dhe as BE nuk e dimë ende se çfarë nga të gjitha ato që përfshihen në negociata ka të bëjë me procesin e normalizimit”, ka thënë thënë Mishçevia, njofton B92, transmeton koha.

Ajo ka shtuar se Serbia me kanale diplomatike po përpiqet të ndikojë në versionin final të platformës biseduese për të cilën ende po debatohet në BE dhe kjo po ka rezultate. “Komisioni Evropian dhe numri më i madh i shteteve janë afër pranimit të qëndrimit tonë”, ka thënë Mishçeqviq.

“Mendoj se as Gjermania dhe as Britania e Madhe nuk janë kundër, por vetëm duan të kenë garanci që procesi i normalizimit të rrjedhë pa pengesa. E gjithë kjo po jep efekte, porse nuk duhet gëzuar para kohe, derisa të mos e shoh kornizën negociuese” ka shtuar ajo.

Ajo ka sqaruar që Gjermania dhe Britania e Madhe kërkojnë që për çështjet esenciale lidhur me Kosovën të bisedohet në kuadër të kapitullit 35 por edhe në kapituj të tjerë.

“Tash për tash nuk është e qartë kur të dalin këto çështje,a do të mbeten ato në kapitullin 35 apo do të barten në kapituj të tjerë”, ka thënë Mishçeviq.

Sipas fjalëve të saj kjo tingëllon si një imtësi teknike, por për ne kjo është “kjo një çështje e rëndësishme teknike, sepse pastaj, por me Brukselin do të duhej të negocionimim edhe Prishtinën”.

Të përkujtojmë se Gjermania dhe Britania e Madhe më herë ishin të vendosura që menjëherë të hapet kapitulli i veçantë që mban numrin 35, i cili do të përcjellë dhe mbikëqyr procesin e normalizimit të marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën dhe që kjo të jetë obligim i detyrueshëm për Serbinë.

Kapitulli 35-të thuhet në pikën 1. të dokumentit, duhet të hapet menjëherë dhe ai nuk mund të mbyllet pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën. Gjithashtu, thuhet në dokument, duhet të futet mekanizmi i cili do të ndalojë Serbinë dhe Kosovën të pengojnë njëra – tjetrën në rrugën e anëtarësimit të tyre në Bashkimin Evropian. 

Lajme të ngjashme

Back to top button