KM LIRIA shtëpia e kampionëve

Pas tre titujve të kampionit të fituar sivjet nga poaq kampionate zgjedhore të mbajtura, te seniorët, juniorët U23 dhe të rinjtë, klubi i mundjes Liria vazhdoi dominimin absolut edhe në Kampionatin Zgjedhor të kadetëve, duke e fituar titullin e ri, pa asnjë problem dhe në menyrë bindëse. Ne garën e sotme që u mbajt në Prilep, shkupjanët treguan dominimin absolut edhe në këtë grupmoshë, në fund duke u shpallur kampion me gjithsej 48 pikë apo plotë 32 me shumë se Negotina, që tuboi gjithsej vetëm 16 pikë.

Individualisht, për titullin e ri të KM Liria u përkujdesën të gjithë, por në piadestal u ngjitën gjithsej 12 mundës, me tre vende të para, pesë të dyta dhe katër të treta.

Kampion të Maqedonise për kadet në kategoritë e tyre u shpallën: Fati Vejseli (50 kg), Minir Rexhepi (54 kg) si dhe Basri Jusufi (69 kg).

Duke u rradhitur në pozitën e dytë, në finale u plasuan edhe: Omer Fuga (46 kg), Halit Osmani (50 kg), Besar Lumjani (54 kg), Adem Asani (58 kg) si dhe Ruzhdi Elezi (63 kg).

Në ndërkohë, në vendin e tretë u ndalën edhe katër mundës, e ata ishin: Ertan Xhaferi (50 kg), Shaip Brava (58 kg), Xhihad Ismaili (58 kg) si dhe Astrit Ismaili (63 kg).

Ky sukses i yni, është një reflektim tjetër i dominimit te klubit të mundjes Liria në Maqedoni, dominim i cili erdhi me hapa të vogël por të sigurtë dhe fal punës së palodhshme te stafit të trajnerëve. Njëashtu, nuk duhet harruar as ndihma e parezerv që po i jepet klubit nga ana e Komunes Çair dhe kryetarit të saj Izet Mexhiti, sponzorit kryesor Altin Maliqi, si dhe gjithe dashamirëve të klubit të mundjes Liria, pa të cilët ky sukses nuk do te ishte ai që është. Ndaj, edhe këtë gëzim, ngjashëm si gjithë të kaluarit, e ndajmë bashkë me ju.

Pas kësaj, tani mbetet vetëm edhe titulli i kampionit të fëmijevë, për të cilin do të duhet te presim fundjavën e ardhshme, kur pa dyshim do të ju gezojmë me një titull tjetër, duke rrumbullakësuar kështu dominimin e plotë në mundjen e Maqedonisë.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button