fbpx

Horoskopi ditor, e hënë 27 dhjetor 2021

Demi

Duhet t’i vendosni vetes një qëllim të caktuar, nëse keni në mendje për të ndërtuar një projekt. Nëse ndërtoni një strategji efikase do të gjeni gjuhën e përbashkët me kolegët tuaj. Besimi juaj vlen më shumë se çdo gjë tjetër në dashuri. Bëni kujdes!

Binjakët Sot keni nevojë për të pasur pranë një person të besuar dhe që ju përcjell qetësi. Limitojini konfidencat tuaja. Tregohuni guximtar. Ndërmerrni iniciativa. Dikush është ziliqar.

Gaforrja

Raportet me vëllezërit, motrat, kushërinjtë, të afërmit dhe fqinjët do t’i keni shumë të mira. Miqtë dhe shoqatat mund të ndërtojnë për ju “trampolina” fantastike për të ndryshuar diçka në jetë.

Luani

Pozicioni i Jupiterit nuk është aspak favorizues për ju sot. Do të irritoheni veçanërisht nga persona të cilët ju provokojnë në çdolloj mënyre. Nëse keni lindur ditën e shtunë provoni fatin tuaj.

Virgjëresha

Gjërat duhet të bëhen gjithmonë me qetësi: sot mund të ndiheni nervoz për të bërë gjithçka me nxitim. Por nuk ka asgjë më të gabuar sesa kjo gjë. Mundohuni të bëni ndonjë ndryshim në pamje.

Peshorja

Ide e mirë ajo që do të bëni fshehurazi. Do të keni një humor të mirë sot, por ashtu edhe fat në lojëra. Por përpiquni që mos të shpenzoni shumë. Beqarët mund të njohin persona të rinj.

Akrepi

Ditë mjaftueshëm monotone, por pasditja do të jetë tepër ekzaltuese në aspektin e dashurisë. Ndërsa beqarët do të vuajnë nga ndonjë emocion i ri nga njohjet e reja.

Shigjetari

Gjeni bashkëpunëtorët e duhur. Është më mirë që mos të bëni asnjë projekt ambicioz nëse nuk gjeni figura profesionale të përshtatshme. Në dashuri duhet të jepni më shumë.

Bricjapi

Sot me shumë fat do të jenë të lindurit e ditës së hënë: mund të realizoni ndonjë dëshirë të vogël. Duhet të jini më të qëndrueshëm dhe të përkushtuar në gjithçka.

Ujori

Të papritura. Më mirë shmangni udhëtimet dhe vendet me shumë njerëz. Ata që janë çift duhet të bëjnë kujdes, sepse sot një fjalë më shumë mund të provokojë grindje.

Peshqit

Mos jini kokëfortë me partnerin apo partneren tuaj që në këtë moment ka nevojë për shumë tolerancë. Sot mos i besoni askujt, sepse tregimi i sekreteve tuaja mund t’ju bëjë subjekt thashethemesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button