Dita Botërore e Shëndetit të Gojës; Maqedoni- 40% e fëmijëve nuk i lajnë dhëmbët!

40% e fëmijëve në Maqedoni nuk kujdesen për higjienën e gojës. Fëmijët e Maqedonisë janë kampion në botë në ngrënien e ëmbëlsirave thuhet në mes tjerash në raportin e Organizatës Botërore për Shëndetësi.

Fëmijët tanë duan shumë pije freskuese të gazuara, një e treta prej tyre hanë perime çdo ditë, dhe aq merren me sport. Më shpesh janë në dietë, ndërsa vetëm 60 % prej tyre në mënyrë të rregullt i lajnë dhëmbët.

Këtë gjë po e tregojnë të dhënat nga raporti “Rritja jo e njëjtë: dallimet gjinore dhe socio-ekonomike në shëndetin dhe gjendjen e mirë e të rinjve”, i cili raport përpilohet çdo katër vite në 42 vende nga Evropa, Amerika Veriore dhe Rusia nën drejtimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button