Jakimovski, padi penale për Oliver Spasovskin

Stevçe Jakimovski paralajmëroi dy kallëzime penale kundër ministrit të brendshëm, Oliver Spasovski. Sipas liderit të OQM-së numri një i policisë ka bërë dy vepra penale, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim si dhe përplasje të interesave, transmeton Alsat-M.

Argumentet e Jakimovskit janë se Spasovski ka marrë pjesë në organizimin e protestave kundër veprimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e faljes me çka ka dëmtuar Ministrinë me të cilën udhëheq.

Para disa ditëve MPB ngriti kallëzim penal ndaj Stevço Jakimovskit për pengim të tubimit publik. Ai organizoi protestë para Gjykatës kushtetuese edhe pse më herët Organizatat joqeveritare kishin caktuar protestë në vendin e njëjtë, por ishin të penguar në synimin e tyre.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button