Përsëri Shkëndija e fitoi Shkupin, më në fund fiton edhe Renova

Skuadra e Shkëndijës ka marrë tri pikëshin tjetër të radhës, kësaj radhe duke i dhënë disfatën e parë në sezonin pranveror ekipit të Shkupit, që në këtë ndeshje ishte e hendikepuar shkaku i mungesave të mëdha, edhe atë pikërisht në repartin e mbrojtjes.

Shkaku i huazimit kanë munguar Mevlan Murati dhe Sedat Berisha, ndërsa kapiteni Suat Zendeli ishte i angazhuar gjatë gjithë javës në seminarin e organizuar nga UEFA në Beograd, nuk luajti këtë ndeshje pasi që nuk kishte stërvitur me skuadrën.

Në këtë rast Shkëndija e kishte shumë më të lehtë të arrijë te fitorja. Fillimisht në pjesën e parë shumë shpejt kuqezinjtë kaluan në epërsi me golin e Besart Ibraimit nga gjuajtja e lirë dhe ky ishte goli i vetëm në 45 minutat e para.

Pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm, Shkëndija shënon edhe një gol me anë të Radeskit në minutën e 52-të, ndërsa për 3:0  në minutën e 64 shënoi Todoroski. Muharrem Bajrami në minutën e 72-të shënoi golin e vetëm për Shkupin.

Renova më në fund ka marrë një tri pikësh, duke e mundur kundërshtarin direkt për ti ikur fundit të tabelës, Bregallnicën e Shtipit me rezultat 3:0. Vetëm në pjesën e dytë të përzgjedhurit e Qatip Osmani kanë gjetur golin. Në minutën e 48-të ka shënuar i pari Argjent Gafuri, më pas Visar Musliu ngrit epërsiën në 2:0 në minutën e 60-të, ndërsa Remzi Selmani  shënoi në të 66-tën për 3:0

Rezultatet e javës së 23-të: Shkëndija – Shkupi 3:1, Renova – Bregallnica 3:0, Horizont T. – Mladost CD 3:1, Sileksi – Rabotniçki 0:0, Vardari – Metalurgu 2:1

RENDITJA: 1.) Vardari 58 pikë, 2.) Shkëndija 53, 3.) Shkupi 34, 4.) Sileksi 34, 5.) Rabotniçki 33, 6.) Renova 25, 7.) Horizont T 24, 8.) Bregalnica 23, 9). Mladost CD 16 dhe 10. )Metalurgu 13 pikë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button