HERA kërkon nga radiodifuzioni ta ndaloj reklamën për abortin

Nuk respektohet vendimi i Këshillit për Radiodifuzion lidhur me reklamën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në të cilin aborti cilësohet si vrasje, reagojnë nga HERA.

Ata kërkojnë që këshilli të diskutojë sërisht dhe të merr vendim me të cilin do të tërhiqet tërësisht reklama për emetim të mëtejshëm.

Sipas vendimit të radiodifuzionit reklama duheshte të emetohet në periudhë prej 00:00 deri 05:00 ndërsa që të emetohet edhe në periudha të tjera reklama duhet të përpunohet.

Reklama e cila para disa ditëve po emetohet në servisin public dhe disa televizione private shkon në formë të përpunuar, ku në pjesën kur mjeku i drejtohet një perosni  “urime sapo keni vrarë një fëmijë të shëndoshë” është ndryshuar dhe poshtë fotografisë paraqitet një shkrim ku thotë: i ensuruar nga Këshilli për Radiodifuzion”.

Lajme të ngjashme

Back to top button