Osmani: Zgjedhjet në degët e partisë marrin kohën e Kongresit të BDI-së

Mbajtja Kongresit të BDI-së, i paralajmëruar për muajin nëntor, nuk do të ndodhë të paktën edhe për një kohë më të gjatë.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani thotë se Kongresi i partisë do të mbahet atëherë kur do të përfundojnë zgjedhjet në të gjitha degët e partisë.

Zëdhënësi, Bujar Osmani, mohoi të ketë fërkime në mes zyrtarëve partiak para Kongresit. Sipas tij, në mesin e BDI-së, nuk ka kontradikta të tilla që do të ndikonin në shtyrjen e Kongresit të Partisë, por gjithçka është e lidhur me përfundimin e procedurave për të kompletuar procesin zgjedhorë nëpër degët e partisë.

Bujar Osmani thotë se, “ka shumë degë dhe deri sa të përfundojnë procedurat statutare nëpër të gjitha nëndegët dhe degët merr shumë kohë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button