Pranimi i Sharapovës se ka përdorur substancën dyfishon shitjen e meldoniumit

Pas pranimit të Sharapovës se ka përdorur substancën kimike meldonium, në Rusi është dyfishuar shitja e kësaj substance, raporton Anadolu Agency (AA).

Kompania DSM Grup, e specializuar në sektorin farmaceutik, në studimin e saj të fundit ka treguar se mes datave 7 dhe 13 mars ka shitur në Rusi 78.300 kuti meldonium, që është për 2,2 herë më shumë nga një javë më herët.

Meldoniumi u bë i njohur në fillim të këtij muaji pasi ish-tenistja Marija Sharapova deklaroi se rezultatet e saj nga testi i dopingut kanë dalë pozitive.

“Skandali me dopingun rezultoi të jetë reklamë shumë e mirë për meldoniumin i cili tani njihet botërisht. Njerëzit besojnë meqë Sharapova e ka përdorur si ilaç vërtetë është i mirë” deklaroi drejtori i kompanisë Sergej Çulijak.

Sharapova (28), e cila rrezikon pezullim katërvjeçarë ka shprehur dëshirën që sërish ti rikthehet tenisit.

Gjatë një testi për doping më 26 janar Sharapova rezultoi pozitive në suplementin meldonium, i cili figuron i ndaluar nga janari i këtij viti, ndërsa ka pranuar se të njëjtin e kishte konsumuar në dhjetë vitet e fundit.

Ditë më parë Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF) i konfirmoi asaj masën e ndalesës së përkohshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button