30 milion euro nga Komisioni Evropian për Maqedoninë

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi dhe Drejtoresha e Drejtorisë për zgjerim në Komisionin Evropian Aleksandra Kas Granje kanë nënshkruar marrëveshjen për financim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Komisionit Evropian me vlerë prej 30 milion eurove.

Marrëveshja është nënshkruar në kuadër të IPA Fondeve me të cilin janë parashikuar 28.5 milion euro dhe Programin për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë me vlerë prej 1.5 milion eurove.

Për bashkëpunimin ndërkufitar me Greqinë, në mënyrë plotësuese nga Buxheti I Maqedonisë parashikohen mjete me vlerë prej 275 mijë euro.

“Me këtë ndihmë financiare do të ndihmohen aktivitetet dhe reformat në sektorët si administratë publike, drejtësi, punë të brendshme, zhvillim të sektorit privat, bujqësi dhe zhvillim rural si dhe ambient jetësor. Me këtë Republika e Maqedonisë në bashkëpunim me BE-në do të fitojë ndihmë plotësuese në zbatimin e reformave për anëtarësim në BE”, deklaroi Besimi.

Nga viti 2007 deri 2011 Komisioni Evropian për programin ka ndarë 188 milion euro, ndërsa për bashkëpunim ndërkufitar nga viti 2007 deri 2011 janë realizuar mjete me vlerë prej 13.7 milion euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button