Reformat e testimit ekstern në Maqedoni, çfarë ka të re?

Testimi ekstern i cili do të mbahet në fundin e këtij viti shkollor nuk ka pësuar asnjë ndryshim nga ai që ishte vite më pare.

Edhe pse kohë më parë nga Ministria e Arsimit dhe shkencës thanë se ky testim do të pësoj ndryshime ku do të merren edhe mendime të vetë nxënësve të cilët më së shumti pësojnë nga i  njëjti, kjo gjë ende nuk është realizuar.

Redaksia Portalb tentoi që të bisedon me dikë nga Qendra për testim, mirëpo nga aty nuk arritëm që të marrim informacion se a do të ketë ndryshime në testimin ekstern.

Duke u bazuar në ueb faqen e kësaj qendre në mund të shohim se nuk ka asnjë njoftim apo informacion lidhur me ndryshimin e testimit ekstern.

Nxënësit e dëshpëruar disa herë protestuan para MASH-it madje edhe bojkotuan mësimin që më në fund të arrihet një marrëveshje që edhe ata të jenë pjesë e formësimit të testimit ekstern.

Edhe pse testimin e janarit, të cilit ju nënshtruan maturantët, nuk kishte ankesat dhe protesta, nxënësit paralajmërojnë që gjatë testimit në qershor kur do të jenë të gjitha klasat e shkollave fillore dhe shkollat e mesme përveç maturantëve do e kundërshtojnë fuqishëm këtë testim.

Faton Islami nga Unioni i Nxënësve bën të ditur për Portalb, se probleme kishte edhe në testimin e janarit, mirëpo koha nuk mjaftonte për tu organizuar.

“Në vazhdojmë të jemi kundër testimit ekstern dhe mënyrës së vlerësimit që bëhet me këtë mënyrë, mirëpo kësaj radhe nuk u protestua dhe bojkotua pasi që bëhet fjalë për maturantët të cilët mund të kenë pasoja në arsimin e mëtutjeshëm.

Ai kohë më parë tha për Portalb se ishte planifikuar të mbahet një mbledhje e unioneve me plenumin e nxënësve të shkollave të mesme por një gjë e tillë nuk u realizua.

“Ishte paraparë që të kemi një takim të përbashkët dhe të vendosim se si të veprojmë për të ngritur zërin kundër reformave në arsim dhe kundër testimit ekstre, mirëpo mbledhja nuk u realizua dhe nuk ka kohë për organizim”, tha Islami.

Ai shtoi se tani do të fillojnë bisedimet dhe do të rishikohen opsionet se si mund të veprohet në afatin e ardhshëm të testimit ekstren.

“Në qershor testimi esktern i kap të gjithë nxënësit, edhe të shkollave të mesme edhe ato fillore, andaj deri atëherë kemi kohë të organizohemi dhe ti qartësojmë kërkesat tona dhe të ngrisim zërin për të kërkuar të drejtat tona dhe për t’i eliminuar reformat që po shkatërrojnë arsimin”, shtoi Islami.

Kurse  ish ministri i arsimit, Sulejman Rushiti vlerëson se edhe po të bëhen reformat dhe strategjitë nuk do të bëjnë ndonjë ndryshim ne këtë fushë, pa u bërë njëherë një analizë shkencore.

“Veprimet e ministrisë se arsimit janë inkoherence, për fat të keq janë qëndrime që për baze nuk kanë analizat shkencore për  zhvillim të arsimit por vendime arbitrare të politikës ditore. Janë vendime në vazhdën e vendimeve kiç, si fasadat e ndërtesave. Vlerësoj se kjo qeveri tashmë nuk e ka as vullnetin, as  kapacitetin, as kohën për të bërë strategji dhe reforma. Si e kanë bërë arsimin, vlerësoj se do të nevojitet shumë punë për ta sjellë në gjendjen optimale”, tha për Portalb, Rushiti.

LEXO MË SHUMË:

Testimi ekstern, arsimtarët nuk do të dënohen ata mund të largohen nga puna

Plenumi: Testimi ekstern është dështim total! (Foto)

Ja testimi ekstern për të cilën dënohen mësimdhënësit shqiptarë (FOTO)

Testimi ekstern profesorëve dhe jo studentëve

Testimi ekstern sërish skandaloz!!

Çfarë problemesh fsheh testimi ekstern?

Nxënësit shqiptarë nën presion dhe frikë!

Testimi ekstern, pse heshtin nxënësit shqiptar?

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button