Marta Arsovska- Tomovska: Bisedimet për media kanë mbaruar

Bisedimet për mediat në mes partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, disa çështje teknike duhet të dakordohen, ndërsa ajo që është biseduar në mes tyre ka rezultuar më konsensus për tre çështje, thotë ministrja për shoqëri informatike dhe administratë Mart Arsovska- Tomovska në intervistën e saj dhënë për Radion Evropa e Lirë në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.

“Ka konsensus për çështjen e servisit radiodifuziv publik në raport me financimin, në raport me shumën e mjeteve të nevojshme që të përmirësohet puna e servisit radiodifuziv publik, dhe është sjellë kodeks për raportim profesional dhe etik të gazetarëve nga RTVM në bashkëpunim me BBC. Në raport me reklamat qeveritare ka marrëveshje që mjetet të cilat duhet të sigurohen për fushata publike, me kusht që ata të jenë me të vërtetë interes publik, të shpërndahen njëjtë, do të thotë të gjitha mediave të cilat bien në definicionin për media sipas ligjit, e që janë: radio, televizionet dhe mediat e shkruara, për çka është përgatitur edhe ligj për reklamë qeveritare. Çështja e tretë që është dakorduar është në raport me politikën ndëshkuese të Agjencisë për media”, u shpreh Arsovska Tomovska.

Nga LSDM, thonë se nuk ka pasur konsensus për asnjë çështje për mediat.

Edhe lehtësuesi i bisedimeve në Klubin e deputetëve, Piter Vanhojte për REL ka konfirmuar se nuk është arritur asnjë marrëveshje për mediat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button