Ministria e Drejtësisë vazhdon të heshtë, Dugolli mbetet në paraburgim

Ministria e Drejtësisë për rastin e burgimit  të Gafurr Dugollit vazhdon të heshtë. Portalb ka kontaktuar me kabinetin e ministrit të Drejtësisë, megjithatë nga atje thonë që do të dalin me deklaratë kur do të kenë diçka konkrete në lidhje me rastn në fjalë.

Në pyetjen e Portalb-it, se a është heshtje apo aprovim qëndrimi i tyre momental, ata u përgjigjën shkurt “Jo”.

Përndryshe, shefi i protokollit të FSK-së Gafurr Dugolli u arrestua nga autoritetet maqedonase me urdhër të INTERPOL-it sipas kërkesës së Policisë së Serbisë më 12 mars, me akuzë se është i kërkuar për krime lufte, gjatë kohës kur Dugolli ka qenë pjesëtarë i UÇK-së.

Sipas MFSK-së, ky nuk është rasti i parë kur ish-ushtarët e UÇK-së me akuza të fabrikuara dhe me kërkesë të Policisë së Serbisë ndalohen qytetarët e Kosovës, ish-luftëtarë të UÇK-së nëpër kufijtë dhe aeroportet e shteteve të ndryshme.

Ditë më parë, vëllai i Gafurr Dugollit ka njoftuar se Prokuroria Publike ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Dugolli, vazhdon të qëndroj në paraburgim, ndërkaq Këshilli Gjyqësor akoma nuk ka marrë një vendim për të edhe pse avokatët e Dugollit kërkuan lirimin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button