Oer: Kemi besim të plotë dhe e mbështesin punën e KSHZ-së

“Është e rëndësishme që t’u rikujtohet qytetarëve të Maqedonisë se ata janë gjykatës të lirë. Se ata mundem lirshëm ta shprehim vullnetin e tyre dhe se duhet të marrin pjesë në zgjedhje. Ata janë të caktuara më 5 qershor, bashkësia ndërkombëtare është organizuar për atë datë dhe në kuadër të Marrëveshjes së Përzhinos”, tha ambasadorja e Francës në Maqedoni , Lorens Oer, në një konferencë për shtyp gjatë manifestimit “Shija e Francës”, njofton Portalb.

“Unë nuk kam çfarë të komentoj rreth asaj që e ka thënë kolegia ime nga Gjermania. Ajo më tepër ka folur për kushte juridike, ndërkaq më pak për datën e zgjedhjeve”, u përgjigj ambasadorja e Francës, në pyetjen se çfarë qëndrimi ka në lidhje me deklaratën e ambasadores Gjermane, Kristine Althauzer, e cila tha se “askush nuk e di se zgjedhjet a do të mbahen më 5 qershor”.

Në lidhje me raportin e IT-ekspertëve të KSHZ-së, ku sipas raportit në Maqedoni ka përafërsisht gjysmë milioni votues të kontestuar, që më pas udhëheqësia e KSHZ-së e demantoi të njëjtin, Oer tha se nuk mund ta komentojë numrin dhe shprehu mbështetje për KSHZ-në, përcjellë Portalb.

“Nuk mund ta komentoj numrin  e publikuar. Do të kisha dëshirë që të shprehë mbështetje të plotë për KSHZ-në, me qëllim që të  vihet deri te rezultati i cili nuk do të jetë i kontestueshëm. Metodologjia e cila është bërë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor mjaft është komplekse. Kryetari i KSHZ-së, na ka prezantuar metodologjinë dhe ne plotësisht e mbështesim. Çështja është te afati, gjegjësisht koha se kur do të bëhen kontrollet në terren. Numri është shumë i madh që të munden të kontrollohen të gjitha në terren”, theksoi Oer.

Gazetarët Oeri-in gjithashtu e pyetën në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votimin e ligjit për amnisti, gjegjësisht sipas të cilit, presidentit të shtetit i jepen kompetenca që t’i amnistojë mashtruesit zgjedhor, pedofilët dhe disa kategori tjera të kriminelëve.

“Vendimi që u ndërmor nga Gjykata Kushtetuese shkaktoi mosmarrëveshje dhe një mori protestash. E gjithë kjo sjellë në përfundim se qytetarët ndoshta nuk do të kenë besim në institucionet e tyre në lidhje me të gjitha vendimet që do t’i ndërmarrin institucionet, veçmas Gjykata Kushtetuese si roje e Kushtetutës së Maqedonisë. Vendimet nuk duhet të jenë lëndë e ndonjëfarë kontesti, ato duhet të jenë të pakontestueshme”, shtoi ambasadorja e Francës në Maqedoni. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button