Këshilli i Prokurorëve nuk e ka të qartë Raportin e Janevës

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik Petar Anevski tha se në seancën e sotme nuk është shqyrtuar Raporti i Janevës, sepse ekzistojnë paqartësi për të cilat është e domosdoshme që vet Janeva t’i arsyetojë, transmeton Portalb.

Anevski i bëri thirrje Janevës që të paraqitet të mërkurën, duke u thirrur në atë se gjatë prezantimit të raporteve vjetore prokurorët paraqiten në seancë. Mirëpo, Anevski nuk precizoi sipas së cilës bazë ligjore Janeva detyrohet të jetë e pranueshme në seancë.

“Anëtarët e Këshillit, të gjithë, përfunduam se prezenca e saj është e patjetërsueshme sepse ka shumë paqartësi. Për këto arsye Raporti do të shqyrtohet të mërkurën ora 11, përsëri e ftojmë prokuroren e cila edhe kësaj here tregoi mosrespekt që të paraqitet, shpresoj se të mërkurën do të vijë. Është detyrë e saj, Këshilli është organ para së cilës ajo përgjigjet për detyrën e saj ligjore dhe profesionale. Të mos vije deri aty që ne të sjellim përfundime dhe pastaj të thuhet se s’kanë qenë të sakta”, tha Anevski, transmeton Portalb.

Nga Prokuroria Speciale Publike kanë thënë se Janeva nuk ka obligim që të paraqitet në seancë. Nga aty i bëjnë thirrje Janevskit që me shkrim t’i tregojë paqartësitë dhe ta ftojë Janevën në bazë të dispozitave ligjore.

Janeva të hënën ka publikuar Raportin e saj 6 mujor deri të Kuvendi dhe Këshilli për Prokurori publike, sikur e obligon edhe ligji. Ku ka shënuar se përgjatë këtyre 6 muajve ka hapur 120 procedura parahetimore./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button