Nesër dhe pasnesër shënohet Frankofonia në Maqedoni

Instituti francez sot në Qendrën Kulturore Rinore do të mbajë një sërë aktivitetesh për shënimin e Frankofonisë në Maqedoni, njofton Portalb.

Në ora 12 në hotelin e QKR-së, do të ketë manifestim “Frankofonia t’i hapë dyert!” në të cilën do të mbajnë fjalim ambasadorja e Francës Lorans Oer, kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanov.

Për më shumë aktivitete klikoni këtu: Frankofonia

Përndryshe, Organizata e tanishme Ndërkombëtare e Frankofonisë është formuar në vitin 2005, frut i Agjensisë për Bashkëpunim Kulturor dhe Teknik (ACCT) në vitin 1970, e më vonë i Agjensisë Ndërkombëtare të Frankofonisë në vitin 1998. Vetë termi “Frankofoni” lind ka fundi i shekullit XIX për të emëruar të gjithë njerëzit dhe vendet që e përdorin gjuhën frënge.

OIF përbëhet nga 75 Shtete dhe Qeveri, nga të cilët 56 anëtare dhe 19 vëzhgues. Maqedonia ka statusin e anëtares së plotfuqishme që nga samiti i Bukureshtit në vitin 2006.

Të ndahet një gjuhë, do të thotë të ndahen vlerat të cilat shprehen përmes katër qëllimeve kryesore të OIF :

  • promovimi i gjuhës frënge dhe llojllojshmëria kulturore dhe gjuhësore;
  • promovimi i paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut;
  • mbështetja e arsimit, trajnimit, arsimit të lartë dhe hulumtimit;
  • promovimi i bashkëpunimit në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button