LSDM: Vendimi i turpshëm i Gjykatës Kushtetuese nuk do ta shpëtojë Gruevskin

“Vendimi i turpshëm i Gjykatës Kushtetuese nuk është gjë tjetër veçse një abuzim klasik i sistemeve partiake në gjyqësor, me shpresë se Gruevski do të shpëtohet nga përgjegjësia”, reagojnë nga LSDM.

Sipas tyre, ata që e shkatërruan ligjin dhe Kushtetutën janë fajtorët e vërtetë në shkatërrimin dhe djegien e Kushtetutës. Fajtorët e vërtetë janë Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE-së dhe me këtë vendim nuk do të shpëtojnë.

“Politika e Nikolla Gruevski dhe familjes është tipar i krimit, korrupsionit, mungesës së ligjit, si dhe shkaktimin e konfliktit artificial në mënyrë që me çdo kusht të qëndrojë në pushtet”, shtojnë nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button