Sonte shënohet “ora e planetit tokë” edhe në Maqedoni (VIDEO)

Shënimi i orës së planetit tokë do të jetë sonte në orën 20.30 minuta  sipas orës lokale kur do të shuhen dritat për 60 minuta.

Maqedonia për të shtatin vit me radhe do t’i bashkohet në shënimin e orës së planetit tokë. Ky është aksioni në të cilin bashkohen 170 shtete, njofton Portalb.

Aktiviteti qendror do të mbahen në sheshin “Maqedonia” në Shkup në ora 20:30, menjëherë pas ndaljes së dritave, shkupjanët do të jenë dëshmitarë të një performance flesh-mob, nën organizimin e danc klubit “Aqua” me efekte drite, ndërkaq këtë performancë do ta mbështesë edhe Kryqi i Kuq i Maqedonisë i cili do ta ndriçojë sheshin me 300 qiria, duk e shënuar logon e aksionit “60+”, njofton Portalb.

Këtij aktiviteti do t’i bashkëngjiten: Qyteti i Shkupit, gjegjësisht Komuna e Aerodromit, Karposhit, Gaziabës. Përpos në Shkup, manifestim gjithashtu do të mbahen edhe në Ohër, Strumicë, Manastir, Veles, Kryeshevë, Resnjë, Radovish, Strugë, Kumanovë Berovë dhe Kavadar.

Gjithashtu, personalitete të njohura e kanë dhënë mbështetjen për shënimin e kësaj dite.

“Bëhu edhe ti pjesë e ndryshimeve klimatik”, tha këngëtarja Tea Trajkovski. Ndërkaq Sashko Kocev i ka thirr që të gjithë qytetarët e Maqedonisë t’i fikin dritat më 19 mars në ora 20:30.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button