Ja si grabiten pikturat miliona euroshe në Verona të Italisë (VIDEO)

Janë publikuar sot nga policia italiane pamjet e grabitjes së pikturave me vlerë miliona euro në Muzeun e Veronës.

Në prangat e uniformave blu kanë rënë 12 persona, të cilët dyshohen si grabitësit kryesorë të pikturave me vlerë 15 milionë euro.

17 pikturat, përfshirë punimet e Tintorettos, Mantegna dhe Peter Paul Rubens, janë grabitur nga disa persona të armatosur pak çaste përpara se muzeumi “Castelvecchio” në Verona të mbyllej më datë 19 nëntor 2015.

9 nga të arrestuarit janë shtetas Moldavë, ndërsa 3 të tjerët janë italianë nga Verona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button