Vetëm 100 tituj në USHT, nga 845 të përkthyer gjithsej

Projekti për përkthimin e një mijë librave nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) është drejt përfundimit, por në Universitetin Shtetëror të Tetovës janë promovuar vetëm 100 tituj.

Zëdhënësi i MASH, Goran Galevski pohon se librat përkthehen në të njëjtën kohë edhe në gjuhën maqedonase edhe në atë shqiptare dhe se ato janë shpërndarë në të gjitha universitetet në të cilat flitet gjuha shqipe.

“Deri më tani nga një mijë tituj janë përkthyer 845 libra në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe në të njëjtën kohë dhe të gjitha u janë shpërndarë universiteteve shqiptare në vend”, tha Galevski.

Ndërkaq nga ana tjetër zëdhënësi i USHT-së, Selam Sulejmani bën të ditur se në këtë universitet janë promovuar diku mbi një qind tituj.

“Në USHT, deri me tani janë promovuar mbi një qind tituj të projektit për përkthimin e librave me renome botërore. Ato që janë sjellë tek ne janë libra shkencorë, te lëndëve të mjekësisë, juridikut, ekonomisë dhe teknologjisë”, tha Selami.

Ndërkaq për pjesën tjetër të librave për të cilat MASH pohon se janë përkthyer edhe ne gjuhën shqipe dhe se janë shpërndarë n universitetet shqiptare, nuk ka informacion se ku janë dërguar.

Lajme të ngjashme

Back to top button