Erdogan: E duartrokas qëndrimin e Mursit

Në përkujtim të 100 ditëve të masakrës në sheshin Rabia Adevije në Egjipt, Erdogan ka shprehur vlerësimin e tij të madh lidhur me qëndrimin e presidentit Mursi, para gjykatës.

Me këtë rast, Erdogan u shpreh:”E përgëzoj Mursin për qëndrimin e tij para gjykatës.” 

Nga ana tjetër, Egjipti ka reaguar ndaj këtyre deklaratave dhe të tjerave të mëparshme, duke tërhequr ambasadorin e vet nga Ankaraja dhe duke i kërkuar ambasadorit turk të largohet nga Kajro, si person i padëshiruar.

Sipas ambasadorit egjiptian, këto lëvizje kanë ardhur për shkak të deklaratave të kryeministrit turk në të cilat kërkonte lirimin e ish presidentit Mursi, por edhe për shkak të deklaratës së tij se simboli i Rabia Adevije, tashmë është shndërruar në simbol ndërkombëtar kundër dhunës. /ao/

Lajme të ngjashme

Back to top button