“Dieta e agjërimit”, një mënyrë e mirë për të zgjatur jetën

Kjo lloj diete është studiuar ne mënyrë shkencore prej një numri relativisht te madh shkencëtarësh, nutricionistësh dhe mjekësh, dhe ne mënyrë te posaçme nga Valter Longo i “Istituto di Longevità” ne University of Southern California dhe përgjegjës i programit “Oncologia & Longevità” pranë IFOM (Istituto FIRC di Oncologia Molecolare) ne Milano.

Kjo diete konsiston ne një regjim ushqimor qe parasheh marrjen e kontrolluar te proteinave ne masën 11­-14%, karbohidrateve 42­-43% dhe yndyrave deri ne 46%, si dhe një reduktim te kalorive ne masën 34­-54% ne krahasim me normalen. Ne realitet behet fjale për një diete atipike ku ne një fare mënyrë agjëron, por duke ngrënë. Kjo diete këshillohet te kryhet për pese dite rrjesht gjate një muaji dhe tek personat e shëndetshëm, ajo mund te përsëritet çdo 3 deri 6 muaj, ne varësi te gjendjes shëndetësore te personit.

Përfitimet e këtij regjimi ushqimor lidhen ne radhe te pare me zgjatjen e jetës dhe kjo është studiuar gjate viteve te fundit ne mënyrë shumë te thelluar edhe tek kafshët, ku është konstatuar se tek ato qe janë ushqyer sipas saj është regjistruar një zgjatje jete deri ne 11%, ndërsa është vene re një reduktim i konsiderueshëm i faktorëve te rrezikut qe çojnë ne sëmundje tumorale, një përmirësim i sistemit imunitar, një reduktim i sëmundjeve inflamatore, një zvogëlim i humbjes se densitetit mineral kockor, rritje e numrit te qelizave staminale ne organe te ndryshme.

E eksperimentuar edhe ne njerëz, për pese dite një here ne muaj, kjo diete ka treguar se është ne gjendje te minimizoje faktorët e rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare dhe tumorale si dhe te numrit te biomarkatoreve te pleqërisë. Dieta nuk ka si qellim rënien ne peshe, por ajo ka shume benefite për personat obezë nëse aplikohet njëkohësisht me dieta qe synojnë këtë qellim, reduktimin e masës yndyrore. Ajo qe nënvizojnë specialistet, është fakti se kjo diete duhet te konsultohet dhe zhvillohet nen kontrollin mjekësor, pasi jo te gjitha mund t’ia lejojnë këtë vetes.

Kushtet fizike te personit janë te rëndësishme dhe duhet te merren parasysh, përpara fillimit te saj. Mjekët këshillojnë qe kjo diete nuk vlen dhe nuk rekomandohet për personat mbi 65 vjeçarë. Duhet theksuar gjithashtu se dieta nuk parashikon kapërcimin e vakteve. Kjo madje mund te kthehet ne kundërproduktive. Kapërcimi i vakteve, thonë ata, është një gabim qe nuk duhet te lejohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button