Titujt komentues nuk e kanë vendin në zhanret informative

Recension: “Neziri bën pazar pa hanxhiun: Shpall fitore të BDI-së, ende pa votuar shqiptarët!”

Titulli është ai që i pari bie në sy të publikut. Atraktiviteti i tij bën që lexuesit të interesohen për përmbajtjen e tekstit dhe, nga ana tjetër, ndikimi i mbarë përmbajtjes varet nga fuqia e goditëse e titullit. Mirëpo, normat etike të raportimit, aq sa për tekstin, vlejnë edhe për titullin. Sipas tyre, sa u përket zhanreve informative, komentet dhe shprehjet ironike  nuk lejohen as në titull.

Lajm - Neziri ben pazar pa hanxhiun Shpall fitore te BDI-se ende pa votuar shqiptaretLinku deri te artikulli origjinal: Neziri bën pazar pa hanxhiun: Shpall fitore të BDI-së, ende pa votuar shqiptarët!

Data dhe koha e publikimit: 14.03.2016, 10:56

Data e recensionit: 15.03.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Dy politika të ndryshme redaktuese të shkrira në një artikull, kanë dhënë rezultat jo fortë të përshtatshëm, duke bërë që mesazhi të mos përcillet qartë. Qasja ironike në titull nuk është e përshtatshme për lajmet, kurse artikulli konkret ka një titull me koment dhe ironi. Përveç kësaj, teksti është marrë nga zhurnal.mk, kurse titulli është vendosur nga vetë autori. Megjithatë, duke lexuar me kujdes, vërejmë se këto dy elemente të këtij artikulli nuk korrespondojnë me njëri-tjetrin. Titulli është kritikues, kurse teksti thjeshtë një informim, duke lënë në hije dhe pa argumente kritikën që paralajmëron titulli.

“Duhet të jetë qartë të ndara, cilët janë faktet dhe cilat informacionet, dhe cilat janë komente, hipoteza ose qëndrime të autorit për të shmangur desinfomrimi dhe manipulimin me publikun.” – thuhet në Kodin Etik të Gazetarëve të Maqedonisë dhe më tej plotësohet:

“Kumtesat e partive politike ose grupeve tjera dhe organizatave duhet qartë të theksohen, ndërsa përpunimi i tyre i redaksisë nuk guxon t’i ndryshojë faktet, kontekstin dhe kuptimin.”

Kritika është obligim profesional i gazetarit, por e njëjta duhet të jetë objektive, e bazuar në fakte dhe e mbështetur me burime kompetente. Mund të citohen ligje, të shpalosen informacione mbështetëse për mesazhin që raportohet, por gjithçka të nxirret jashtë subjektivitetit ose bindjes individuale të autorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button