Kerry: DAESH ka kryer gjenocid në Irak dhe Siri

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka pohuar sot se organizata terroriste DAESH ka kryer gjenocid kundër të krishterëve dhe minoriteve të tjera në Irak dhe Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

“Sipas vlerësimit tim, DAESH është përgjegjës për gjenocid ndaj grupeve në territoret që kontrollonte. Organizata DAESH ka bërë gjenocid me ideologjinë dhe me praktikën e saj”, tha Kerry në konferencë për shtyp.

Kryediplomati amerikan tha se SHBA-të po përgatiten për çlirimin e territoreve të kontrolluara nga DAESH-i për të mbrojtur grupet minoritare.

Ai theksoi se çdo padi të mundshme penale kundër ekstremistëve duhet të rezultojë me një hetim të pavarur ndërkombëtar dhe porositi se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet për të mbledhur prova dhe dokumente në lidhje me krimet.

Siç njoftuan mediat amerikane, duke cituar zyrtarët lokalë, pretendimet e Kerry-t nuk janë detyruese për SHBA-të që të ndërmarrin veprime të mëtejshme kundër militantëve të DAESH-it, dhe nuk parashikojnë kurrfarë padie kundër anëtarëve të kësaj organizate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button