Palestinezi 4 vjeçar që humbi familjen do të takohet me Ronaldon

Djaloshi katërvjeçarë nga Palestina, Ahmed Devabishe, i cili i mbijetoi zjarrvënies në Bregun Perëndimor ku humbi tërë familjen, së shpejti pritet të takohet me sulmuesin e Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, që ishte dëshira e tij më e madhe.

Djaloshi nga Nablusi, qytet në Bregun Perëndimor, me ceremoni solemne është përcjellë rrugës për në Spanjë ku me ftesë të klubit, do të takohet me Ronaldon.

Real Madrid në janar të vitit 2016 njoftoi se do të mirëpresë djaloshin nga Palestina, i cili i mbijetoi zjarrvënies në Bregun Perëndimor kur humbi gjithë familjen.

Zëdhënësi i Real Madridit, Serrano Quevedo atëherë tha se klubi spanjoll ka pranuar kërkesën e Ambasadës palestineze që të mirëpresë djaloshin, i cili është fans i madh i klubit mbretëror dhe yllit të tij më të madh Cristiano Ronaldo.

Djaloshi periudhën e fundit u mjekua në spital për shkak të lëndimeve më 31 korrik të vitit të kaluar gjatë zjarrit në të cilin humbën jetën prindërit e tij dhe vëllai 18 muajsh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button