Vjedh ushqim në supermarket, menaxheri i ofron vend pune

Një burrë u kap duke vjedhur në Malajzi, por kompania në vend që ta denonconte, i ofroi një punë. Zinxhiri i dyqaneve ushqimore “Tesco” e mori në shqyrtim rastin e tij, duke i ofruar një vend pune.

31-vjeçari vodhi një sasi ushqimi me vlerë rreth 5 paund javën e kaluar në qytetin Bukit Mertajam. Por menaxheri i dyqanit tha se ai do të bëhet pjesë e stafit, pasi dëgjoi historinë e tij.

“E lashë punën pasi gruaja ime ra në koma gjatë lindjes së fëmijës. Kam tre fëmijë të moshës nga 3-7 vjeç në shtëpi”, i tha ai menaxherit.

Ai thotë se po shkonte në shtëpinë e të afërmve, pasi ishte kthyer nga spitali ku ndodhej e shoqja. “Pasi ecëm rreth një orë më këmbë me tim bir dy vjeç, ndaluam në supermarket, ku mora dardhë, mollë dhe ca shishe me pije”, tregoi ai.

Menaxheri i dyqanit tha se pasi e kapën teksa dilte nga ndërtesa, historia e tij i preku pa masë.

“U prekëm aq shumë sa shkuam të vizitonim shtëpinë e tij. Nuk kishte asgjë. Ai nuk ishte vjedhës. Kur e pyetëm për mallrat e vjedhura, ai pranoi menjëherë, duke thënë se i vodhi sepse ishte i uritur së bashku me të birin. Në 23 vite të punës time, nuk kisha parë të tillë. Zakonisht vjedhësit nuk e pranojnë kurrë atë që kanë bërë, por ai u rrëfye menjëherë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button