Ndalohet transmetimi për 13 kanale televizive ruse në Ukrainë

Këshilli i Transmetimeve Kombëtare të Televizionit dhe Radios së Ukrainës ndalon transmetimet edhe për 13 kanale të tjera televizive ruse brenda kufijve të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve Unian theksohet se si rezultat i inspektimeve të kryera nga Këshilli është konstatuar se disa kanale ruse që kanë transmetime në Ukrainë transmetojnë filma që përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare dhe reklama të cilat nuk janë në përputhje me ligjet e vendit.

Këshilli duke u bazuar mbi këtë ka marrë vendimin për ndalimin e transmetimeve në Ukrainë të kanaleve Radost Moya, Muzika Pervogo, Ocean-TV, HD Life, TDK, 24 Dok, Detskiy, STV, India TV, Zdorovoe Televidenie, Lya-Minor TV, Evrokino dhe Drive.

Sipas këtij vendimi këto kanale brenda një muaji duhet të hiqen nga paketat e TV-ve.

Në muajin shtator në Ukrainë ishin ndaluar 15 kanale kryesore të Rusisë si Rossiya-1, Rossiya-24, Russia Today, ndërsa muajin e kaluar në këtë listë u shtuan edhe 15 kanale ruse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button