Në Idomeni vaksinohen 15 refugjatë me vaksinën e Hepatitit A

Një grup mjekësh në kampin e refugjatëve në rajonin Idomeni në afërsi të kufirit mes Greqisë dhe Maqedonisë kanë vaksinuar 15 persona me vaksinën e Hepatitit A nga të cilët 12 prej tyre fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).

Profesori Tsiodras Sotirias nga ekipi i mjekëve dhe infermierëve që kanë kryer vaksimin e refugjatëve në kamp në deklaratën për gazetarin e AA-së deklaroi se pas diagnostikimit në laborator të 15 rasteve me Hepatit A për refugjatët në kampin e Idomenit sot kanë kryer vaksinimin ndaj këtyre njerëzve ku kanë vërejtur këtë dukuri.

Sotirias tha se virusi i Hepatitit A në përgjithësi vërehet tek fëmijët e moshës 1 deri në 5 vjeç ku nga 15 refugjatë prej të cilëve 12 prej tyre që janë vaksinuar sot janë fëmijë.

“Vaksinimi i sotëm është një masë parandaluese sepse virusi i Heptatitit A ka një periudhë të gjatë të inkubacionit dhe për këtë arsye si masë parandaluese aktualisht kemi vaksinuar refugjatët ku janë vërejtur këto dukuri”, tha Sotirias.

Ai gjithashtu tha se në rast të përhapjes së virusit sigurisht që do të vaksinojnë të gjithë refugjatët, por se nuk bëhet fjalë për një situatë emergjente. Sipas tij, virusi përhapet më shpejt në ambiente të hapura. Sotirias tha se në momentin kur refugjatët të vendosen në një ambient të mbyllur do bëhet vaksinimi për të gjithë refugjatët.

Duke vënë në dukje se këto lloje sëmundjesh dhe viruse në përgjithësi shkaktohen nga kushtet e këqija të jetesës, motit të ftohtë dhe mumgesës së higjienës Sotiras tha se: “Deri në këtë moment nuk janë vërejtur viruse apo ndonjë sëmundje tjetër infektuese (ngjitëse) por ne vazhdojmë vëzhgimet tona dhe ndjekim situatën e të sëmurëve këtu”.

Nga ana tjetër vërehet se ekipet shëndetësore të organizatave dhe të shoqërive të ndryshme civile kanë ardhur në kamp dhe kanë nisur të ofrojnë shërbime shëndetësore me ilaçe dhe mjete të tjera.

Refugjatët, numri i të cilëve ka kaluar shifrën mbi 15 mijë persona deri më sot kanë patur mundësi të merrnin shërbime mjekësore në vetëm tre tenda, ndërsa sot ata patën mundësi të përfitonin shërbime të shëndetësisë nga tendat dhe Klinikat lëvizëse mjekësore.

Zyrtarët janë shprehur se shumica e personave që formojnë radhë të gjata në tenda dhe në Klinikat lëvizëse mjekësore janë më së shumti gra dhe fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button