Senzacionalizëm nga një rast i pafat

[FOTO: Kjo është Teodora e vogël e cila ra nga terasa dhe mbeti e gjallë]

Теksti ka titull senzacionalisht dhe ofron një informatë të varfër për një ngjarje që ka ndodhur në Serbi, pa ofruar më tepër detaje, veçanërisht për shkak se paraprakisht nuk është shkruar për këtë ngjarje. Informacionet e këtilla gjysmake aspak nuk i plotësojnë kriteret për lajm, e aq më pak ofrojnë informim të plotë të lexuesit.

ФОТО Ова е малата Теодора која падна од тараса и остана жива Press24Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Kjo është Teodora e vogël e cila ra nga terasa dhe mbeti e gjallë

Data dhe koha e publikimit: 14.03.2016, 14:51

Data e recensionit: 16.03.2016

Recensues: Dimitar Tanurov

LAJM HUTUES

“Njëvjeçarja Teodora Dobrenoviq nga Nishi është lënduar të shtunën pasi ka rënë nga terasa, nga lartësia prej 2,5 metrash.”

Teksti është publikuar me titull që paralajmëron se bëhet fjalë për lajm në seri, gjegjësisht për vazhdim të informatës së publikuar paraprakisht. Njëkohësisht, pa e përcaktuar vendin e incidentit, fitohet përshtypja se bëhet fjalë për ndonjë vajzë nga Maqedonia.

Artikulli ofron informatë të pjesërishe për ngjarjen, për shkak se nuk është përpunuar në tërësi. Në tekst, përveç që theksohet se foshnja është rrëzuar dhe është lënduar, nuk zbulohet se si ka ardhur deri te incidenti, siç parashohin standardet e gazetarisë. Informata e vendosr kështu, i ngjan një lajmi të shkurtër, flesh, për një ngjarje të rëndësishme e cila është në zhvillim e sipër dhe për të cilën pastaj bëhet informatë e plotë. Për fat të keq, rasti as që është ndjekur paraprakisht, e as që është përpunuar apo sqaruar në mënyrë plotësuese.

Në artikull, poashtu nuk zbulohet burimi i informatës, e as i fotografisë, gjegjësisht prej ku janë marrë ato, që është në kundërshtim me Kodin e gazetarëve. Poashtu, Kodi parasheh që të mos shfrytëzohet senzaсionalizëm gjatë raportimit nga fatkeqësitë.

Mënyra e informimit në rastet e fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jetë e lirë nga senzacionalizmi. (Neni 8)

Infromata e publikuara në këtë mënyrë, me tittuj senzacionlistë, lënë përshtypje se shërbejnë vetëm për të mbledhur klikime, e jo për informim të plotë të publikut. Kjo ka mundësi t’u kthehet si bumerang medieve që e praktikojnë këtë, veçanërisht për shkak se te lexuesit mund të paraqitet ndjenja e mashtrimit dhe ta humbin besimin në atë medie për shkak të informatave të këtilla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button