Komisioni i Venecias: Të garantohet me ligj publikimi i bisedave të përgjuara apo “bombave”

Komisioni i Venecias rekomandoi ndryshime në ligjin për privatësinë, gjegjësisht të lejohet publikimi i bisedave të përgjuara që opozita i dorëzoi në PSP. Zgjidhja e re ligjore do të duhet të kufizojë zbulimin vetëm të materialit të natyrës intime, të jetës private dhe familjare. Çdo gjë tjetër, sipas Komisionit, është në interes publik dhe publiku ka të drejtë të jetë i informuar.

Komisioni i Venecias për Ligjin e mbrojtjes së privatësisë
“Obligimi në Ligjin për mbrojtjen e privatësisë, që t’ia dorëzojnë materialet Prokurorisë Speciale duhet të shprehet më qartë; sikur se nuk duhet të pengohet publikimi i materialeve të tilla që prekin çështjet me interes publik. Efikasiteti i Prokurorisë Speciale duhet të sigurohet me një mandat të përshtatshëm, me kompetenca, mjete dhe kuadër.”

Përveç për Ligjin e njohur si Ligji për ndalimin e bombave, Komisioni i Venecias rekomandon ndryshime edhe në ligjin e informatorëve i cili duhet të jetë mbrojtës i atyre që duan të raportojnë krim dhe korrupsionin në organizatat në të cilat ata punojnë. Vërejtjet atje janë më të vogla dhe në thelb kërkohet më shumë liri për informatorët që duan ti publikojnë rastet e tyre në publik, kur mekanizmat ligjore janë të “bllokuara”. Mendimi i organit këshillëdhënës i Këshillit të Evropës, për çështjet e së drejtës kushtetuese është publikuar dje. Komisioni ofron ekspertizën e saj në ndryshimet e rekomanduara. Deri në këtë moment nga Ministria e Drejtësisë nuk ka qëndrim nëse do fillojë eventualisht ndryshim të këtyre ligjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button