Mogherini, Mustafës: Dialogu politik ndihmon në tejkalimin e ngërçit në Kuvend (VIDEO)

Kryeministri Isa Mustafa, është takuar sot në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

Mustafa e njoftoi për progresin e gjithanshëm në Kosovë.

Ai theksoi përmbushjen nga ana e Kosovës të rekomandimeve dhe kritereve për liberalizimin e vizave, duke shprehur besimin se BE së shpejti do të marr vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Gjatë takimit, është diskutuar për zhvillimet në Kosovë.

Zyrtaarja e lartë eropiane tha se shpreson që dialogu i gjithëpërfshirës politik do të ndihmoj në tejkalimin e ngërçit në Kuvendin e Kosovës në periudhën e ardhshme.

Mustafa dhe Mogherini vlerësuan progresin e vitit të kaluar në marrëdhëniet në mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës, duke pas parasysh që Marrëveshja për Stabilizim Asociiim do të hyj në fuqi nga 1 prilli.
Ajo theksoi rëndësinë e kësaj marrëdhënie të parë kontraktuale në mes të BE-së dhe Kosovës, dhe ripërsëriti përkushtimin e saj për të punuar me kryeministrin Mustafa dhe autoritetet në Kosovë për të promovuar progresin e mëtutjeshëm në agjendën BE-Kosovë.

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian konfirmoi gatishmërinë e BE-së për të ecur përpara me liberalizimin e vizave për Kosovën, pas përmbushjes së kushteve, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button